Breçani në burg, djali në kërkim - lista e plotë e të arrestuarve dhe atyre në kërkim

Shqipëria

Breçani në burg, djali në kërkim - lista e plotë e të arrestuarve dhe atyre në kërkim

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Euronews Albania ka siguruar listën e plotë të 11 urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK, në kuadër të operacionit ku u godit një grupi i strukturuar kriminal, mes të cilëve dhe drejtues dhe ish-drejtues të lartë të policisë.

Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe është shpallur në kërkim djali i tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Pastrim parash”.

Po ashtu, është arrestuar edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për disa vepra penale, një prej të cilave dyshohet se është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.

Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me, Ervis Martinaj.

Urdhër-arrestet u lëshuan pas ardhjes nga autoritetet franceze të dekriptimeve të aplikacionit Sky.

Të arrestuar:

Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës

Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6

Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës

Në kërkim (Nuk ndodhen në Shqipëri)

Besmir Mustafi

Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

Ervin Mata

Besmir Murati

Artan Sulejmani

Albert Prenga

Bajram Gerbova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat