Shiste drogë sintetike në lokalin e saj, arrestohet një 57-vjeçare në Korçë

Shqipëria

Shiste drogë sintetike në lokalin e saj, arrestohet një 57-vjeçare në Korçë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Një 57-vjeçare nga Korça është vënë në prangat e policisë pasi u kap duke shitur drogë sintetike bonsai në lokalin e saj.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, gjatë kontrollit në lokalin e 57-vjeçares E. B u gjetën sasi kanabisi sintetik të llojit bonsai, të ndarë në doza dhe një shkop druri që plotësonte kushtet e armës së ftohtë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e saj u gjetën fidanë kanabisi të kultivuara në vazo, doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një grirëse për bimët narkotike, të cilat u sekuestruan si provë materiale, së bashku me ato që u gjetën në lokal.

Nga hetimet e kryera dyshohet se kjo shtetase ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Dozat e lëndëve narkotike që prodhonte në banesë, i shiste në lokalin e saj që ndodhej në afërsi të dy shkollave 9-vjeçare, në Korçë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat