Projekti i hekurudhës shqiptare, akses edhe për personat me aftësi të kufizuara

Shqipëria

Projekti i hekurudhës shqiptare, akses edhe për personat me aftësi të kufizuara

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Si çdo projekt i ri, edhe projekti i shumëtrumbetuar i “Hekurudhës Shqiptare” është shoqëruar me një hije dyshimi.

Të shqetësuar janë shfaqur së fundmi kategoria e personave me aftësi ndryshe.

“Kam parë që gjithmonë kategoria e personave me aftësi ndryshe harrohen, në infrastrukturat e atyre që rehabilitohen ose ndërtohen nga fillimi. Unë kam parë disa raste në qytetin e Durrësit, që është kërkuar që infrastrukturat ose godinat të kenë përshtatshmëri për personat me aftësi ndryshe, është premtuar dhe është harruar. Unë e ndaj këtë shqetësim duke parë këtë projekt madhor”, thotw Flamur Bala, aktivist.

“Thjesht na është premtuar me fjalë, por nuk na kanë paraqitur ndonjë projekt, ku tregon që godina e re e hekurudhës do të bëhet me rampë, pjerrtësinë e duhur”, shprehet ai.

Që nga infrastruktura e godinës e deri tek trenat dhe tualetet, këto kërkesa përfshijnë gjithçka që u siguron, se shërbimet hekurudhore do të jenë të aksesueshme dhe të përdorshme prej tyre.

Për t’i dhënë një përgjigje zyrtare këtij shqetësimi të ngritur, Euronews Albania iu drejtua me një kërkesë për informacion Hekurudhës Shqiptare. Në përgjigjen e dhënë, kjo e fundit thekson se rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë, si dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, kanë të përfshira të gjitha hapësirat dhe specifikat e nevojshme për lëvizshmërinë e personave me aftësi të kufizuara.

Sipas përgjigjes, elementet që do të mundësojnë dhe përmirësojnë aksesin për përdoruesit me aftësi të kufizuara janë:

Ashensorë dhe rampa

Parmakë në rampa dhe shkallë

Shenjat me printime të mëdha dhe me prekje braille

Sistemet e informacionit audio dhe vizuale

Dritare të aksesueshme të kabinave të biletave

Shirita paralajmërues në skajet e platformës

Tualete të aksesueshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat