“Mandatin e ke mbi krimin”, Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do të të vijë koha edhe ty për t’u hetuar

Shqipëria

“Mandatin e ke mbi krimin”, Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do të të vijë koha edhe ty për t’u hetuar

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 18:52
Sali Berisha

Gjatë një takimi me simpatizantët e tij në Lezhë, Sali Berisha ka paralajmëruar kryetarin e kësaj bashkie, socialistin Pjerin Ndreu, duke i thënë se “do t’i vijë radha” për t’u hetuar.

Berisha u shpreh ndër të tjera “mandatin e ke mbi krimin, mbi bandat që i ke shpërndarë natën para votimit nëpër fshatra”.

Nuk ka më të lig se ky Pjerin që keni këtu, por Edi Rama është shumë herë më i lig. Ky do ikë se qëndron mbi krimin, por Edi Rama është më e keqja që ka pasur ky vend që nga koha e Enver Hoxhës gjer më sot. Ndaj dhe ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren përfundimtare mbi të.

Meqë jam këtu, i them këtij Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin. E ke mbi bandat që i ke shpërndarë natën e para votimit nëpër fshatra e zona. E kemi të filmuar, të dokumentuar të gjitha. I kemi ata vrasës që sulmonin Salvator Kaçin me porosi të Edi Ramës.

I ke mbi licencat që ke dhënë për parcelat e drogës dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë dhe vota në krim. Dhe do të vijë radha. Pjerin do të vijë radha, mbaje mend këtë që do të them. Se edhe ai këtu është një Edi Ramë në miniaturë. Por Edi Rama, pas Enver Hoxhës, kombi nuk ka pasur ndonjëherë. Jo se e them unë, por për të zezat që i bën këtij vendi”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat