Problemet e drejtësisë në vend, deputeti shpërthen kundër kryeministrit: Rama një gjel i ngrefur mbi plehun e korrupsionit

Shqipëria

Problemet e drejtësisë në vend, deputeti shpërthen kundër kryeministrit: Rama një gjel i ngrefur mbi plehun e korrupsionit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 10:23
Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar situatën kritike në të cilën ndodhet drejtësia në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama si fajtor për gjendjen e drejtësisë në vendin tonë.

“Korrupsioni garanton blerjen e votave dhe pushtetin e piset qe te qendroje ne kembe ndaj Edi Rama eshte i pandare prej tij”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Edi Rama nje gjel i ngrefur mbi plehun e korrupsionit!

Edi Rama mbi malin e plehut te korrupsionit ben si gjel qe kendon nga halli këngën: "se drejtesia po funksionon", kur ajo vepron ndaj ndonje te korruptuari qeveritar apo bashkiak te kapur me presh ne dore.

A thua se Edi Rama eshte kryeminister, qe paska detyre te prodhoje te korruptuar qe te mos mbetet drejtesia pa pune.

Edi Rama eshte kryeminister qe ka detyrim te beje gjithshka qe te mos korruptohet vete si dhe te mos emeroje pa fund te korruptuar njeri pas tjetrit me firmen e tij.

Por Edi Rama nuk ben dot as njeren as tjetren.

Sepse ai vete i firmos, i mbron dhe i promovon aferat korruptive gjithnje e me te medha.

Ai kujdeset vetem qe dardhat dhe kumbullat e korrupsionit te vazhdojne, por detyrimisht te perfundojne te gjitha ne duart e tij dhe pastaj tu ndaje ai vete ndonje cope te tjereve.

Gjithshka, qe lidhet me zyrat e pushtetit rilindas qe nga Kryeministria e deri tek zyra me fundit lokale eshte vecse nje element ne menune gjigande te korrupsionit Ramist.

Çdo koncesion, tender, investim, apo procedure publike ka mbrapa nje histori korrupsioni, nje klient pushteti dhe ne vijim rrembimin e radhes te parave publike.

Historia e konkurimit, gares se rregullt e te drejte ne procedurat publike ka vdekur.

Ende pa u bere publike cdo procedure eshte akaparuar qe me pare duke e qepur me dore sipas permasave te klientit te radhes se qeverise.

Qeveritare e zyrtare pa fund te te gjithe niveleve jane tashme te publikuar per aferat e tyre ane e mbane neper media dhe nje pjese e tyre ndodhen edhe perpara drejtesise.

Te gjitha nivelet e qeverisjes jane afektuar ne menyre pandemike nga infeksioni i korrupsionit.

Do shikoni qe do kete largime te tjera nga qeveria sepse qeverisja e Edi Rames ka nevoje per gjak te ri te korruptuarish qe garanton vazhdimesine e korrupsionit.

Korrupsioni garanton blerjen e votave dhe pushtetin e piset qe te qendroje ne kembe ndaj Edi Rama eshte i pandare prej tij.

Pervec se nje gjeli te ngrehur, qe kendon me zë të çjerrë mbi malin e plehut te korrupsionit Edi Rama nuk perfaqson më asgje tjeter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat