Dëbora, “magnet” për turistët/ Mijëra vizitorë në fshatrat e njohur të juglindjes

Shqipëria

Dëbora, “magnet” për turistët/ Mijëra vizitorë në fshatrat e njohur të juglindjes

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Reshjet e para të dëborës në juglindje për këtë sezon kanë tërhequr turistë nga i gjithë vendi.

Veçanërisht fshati turistik i Dardhës, këtë fundjavë ishte plot me vizitorë, për shkak  edhe pistës se vetme që ndodhet në këtë zonë për të bërë ski. Por pista nuk ishte hapur pasi reshjet e dëborës ishin të paparashikuara

Qytetarët kanë shijuar bardhësinë e dëborës, gatimet karakteristike të zonës, por dhe muzikën që ofrojnë lokalet.

Pavarësisht reshjeve të borës, rrugët për në qarkun e Korçës janë të kalueshme. Kjo ka bërë që edhe fshatrat e tjerë, si Voskopoja, Boboshtica etj të jenë  populluar nga  qytetarët të cilët kanë zgjedhur ti kalojnë këtu ditët e gjata të pushimeve të fund nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat