Tjetër goditje për grupin e drogës në Shkodër, policia zbulon kanabis brenda një banese

Shqipëria

Tjetër goditje për grupin e drogës në Shkodër, policia zbulon kanabis brenda një banese

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në një banesë të pabanuar në Shkodër në afërsi të lumit Kir.

Policia bën me dije se u sekuestruan rreth 13.8 kg kanabis dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Ditën e djeshme, si rezultat i hetimeve intensive, Policia e Shkodrës identifikoi 9 pjesëtarët e grupit dhe ndaloi 3 prej tyre.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas të organizuar si grup, kishin kultivuar 10,274 bimë kanabis në fshatrat Kir dhe Pult, veprimtari kriminale e cila u shkatërrua nga Policia e Shkodrës në Gusht të këtij viti, si rezultat i fazës së 12-të të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat