Merr flakë banesa nga bombola e gazit në Laç, pësojnë djegie në trup dy persona

Shqipëria

Merr flakë banesa nga bombola e gazit në Laç, pësojnë djegie në trup dy persona

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët në Laç, ku si pasojë kanë pësuar djegie në trup dy persona.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:30, ku banesa ka marrë flakë nga shpërthimi i një bombule gazi.

Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat