Fjalimi i Argita Malltezit në Kuvend, Berisha: Është aktiviste e PD që ditët e para

Shqipëria

Fjalimi i Argita Malltezit në Kuvend, Berisha: Është aktiviste e PD që ditët e para

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:27
Argita Malltezi

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi Kombëtar i “Rithemelimit” të PD, ku do të votëbesohet ish-kryeministri Sali Berisha, nëse do të vijojë të jetë drejtues ose jo, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Në Kuvend mbajti një fjalim edhe vajza e Berishës, Argita Malltezi, çka ra në sy të mediave dhe jo vetëm.

Por Berisha tha se Malltezi mbajti fjalim si shumë të tjerë aty, pasi sipas tij, ajo është një aktiviste e PD-së që në ditët e para të themelimit të kësaj force politike.

“Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD.

Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta”, është shprehur Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat