“Ky regjim e trajton Shqipërinë si plaçkë”, Zhupa: Nuk ka për të qenë i lehtë rrëzimi i tij, por dorëzimi nuk është alternativë

Shqipëria

“Ky regjim e trajton Shqipërinë si plaçkë”, Zhupa: Nuk ka për të qenë i lehtë rrëzimi i tij, por dorëzimi nuk është alternativë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:34
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj nga Kuvendi Kombëtar ka treguar se kjo forcë politike duhet të motivojë shqiptarët që ti bashkohen frontit të betejës opozitare.

Dorëzimi nuk është një alternativë thotë Zhupa, pavarësisht sa e vështirë mund të jetë zhbërja e diktaturës.

“Ky regjim, Shqipërinë e trajton si plaçkë, jep me koncesion historinë dhe trashëgiminë, jep territorin për kampe, jep detin strategjikeve dhe i nxin jetën çdo njeriu të ndershëm. Ngjarjet në parlament dhe më tej e kanë treguar që qeveria përdor çdo mjet dhe për të gjymtuar opozitën dhe opozitarizmin në Shqipëri”, thotë demokratja ndërsa bën thirrje për të mos u ndalur.

Ina Zhupa: Partia Demokratike u krijua nga lëvizja e sinqertë  e atyre që besonin tek demokracia, shteti i së drejtës, te liria kundrejt regjimit diktatorial e pushtetit të një grushti njerëzish. Kjo peshë e historisë por edhe ky mision i Partisë Demokratike, duhet të na bëjë sot më shumë se kurrë të reflektojmë dhe veprojmë.

Kjo nuk është çështje individësh, kjo është përgjegjësi e çdo demokrati dhe qytetari që ndjen shtypjen e pushtetit tek kostot e jetesës, tek vështirësitë në shëndetësi, të vështirësitë në arsim, te drejtësia e munguar, që i detyrojnë të shohin shpresën vetëm jashtë. Shumë prej jush ndihen të lodhur, e unë i kuptoj. Sigurisht nuk është dhe nuk ka për të qenë e lehtë zhbërja e këtij regjimi, por dorëzimi nuk është alternativë.
Dorëzimi jonë është ri-instalimi diktaturës dhe do ishte dëmi i madh për çdo qytetar dhe për vendin.

Ky regjim, Shqipërinë e trajton si plaçkë, jep me koncesion historinë dhe trashëgiminë, jep territorin për kampe, jep detin strategjikeve dhe i nxin jetën çdo njeriu të ndershëm. Ngjarjet në parlament dhe më tej e kanë treguar që qeveria përdor çdo mjet dhe për të gjymtuar opozitën dhe opozitarizmin në Shqipëri.  Por ne nuk duhet të ndalemi dhe nuk do të ndalemi.
Modeli i meritokracisë, modeli i votës së lirë, modeli i përgjegjësisë politike, modeli i respektimit të mendimit ndryshe duhet jene parametrat tonë sot në opozitë, si një shembull i asaj që do jemi nesër në qeverisje.

Partia Demokratike ka detyrën të motivoje shqiptarët, ka detyrë të ftojë edhe të bindi çdo qytetar për t’u bashkuar në një front, ka detyrë të qëndrojë dhe të përballet me çdo mjet demokratik për të arritur ndryshimin që do edhe kërkon çdo shqiptar i ndershëm. E kemi për detyre edhe do ta bëjmë të gjithë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat