Paralajmërimi për rritjen e çmimit të naftës, politikani ngre dyshimet: Në tregjet botërore pësoi ulje

Shqipëria

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të naftës, politikani ngre dyshimet: Në tregjet botërore pësoi ulje

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas paralajmërimit të grosistëve të naftës se do të rritet çmimi i këtij produkti, duke thënë se OPEC ka vendosur të mos ulë prodhimin dhe për pasojë, nafta në tregun botëror ka pësuar ulje.

Postimi:

Po e rritën çmimin e naftes nga e hena, eshte prova se po na vjedhin!

Javën, qe lame pas, grosistet e naftes paralajmeruan se do te rrisnin çmimin e naftes.

Pra do te rritej edhe me shume se 199 leke litri, që eshte aktualisht ne treg dhe shkaku ishte gjoja nje krizë e shkurter cmimesh ne Bursat nderkombetare.

Mirepo nje zhvillim tejet pozitiv ka ndodhur sot: Opec plus ka vendosur te mos ule prodhimin e naftes dhe se cmimi i naftes aktualisht  jo vetem qe nuk u rrit, por eshte ulur 4 usd per fuci.

Nese kete jave qe vjen, nafta do te rritet ne Shqiperi eshte e qarte, si drita e diellit, se kemi te bejme me vjedhje te hapur,  vjedhje e realizuar ne bashkepunim me Qeverine.

Nese nga e hena do t’ju rritet qoftë edhe nje lek cmimi i naftes kjo do te thote se: po ju vjedhin!!!

PYETJA E MADHE, QE SHTROHET ESHTE:

Perse nuk u ul çmimi i naftes ne Shqiperi gjate muajit te kaluar, kur ai kapi nivelet e paraluftes në Ukraine, por qendroi per jave te tera 199 leke, me nje çmim te fiksuar Kartel?

Te mos harrojme edhe se dollari eshte ne pikate dhe ai shkembehet me vetem 92.89 lek sipas Bankes se Shqiperise.

Pergjigjen e kesaj pyetje ka detyre dhe duhet ta gjeje SPAK, i cili vidhet edhe ai njelloj si edhe qytetaret e thjeshte, sa here qe makinat e prokuroreve te tij furnizohen me nafte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat