Korça gati për festa, destinacioni i mijëra turistëve në dhjetor

Shqipëria

Korça gati për festa, destinacioni i mijëra turistëve në dhjetor

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Korça ka ndezur dritat dekorative, duke u bërë kështu gati për të pritur mijëra pushues nga e gjithë shqipëria dhe jo vetëm në këtë sezon festash.

Me mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në pedonalen e qytetit për të shijuar atmosferën festive dhe koncertin e organizuar nga Bashkia e qytetit.

Kreu i kësaj bashkie për mediat tha se çdo ditë e dhjetorit do jetë festë ndërkohë që janë me dhjetra aktivitetet kulturore të planifikuara për këtë periudhë.

“Korça sot ndezi dritat e festave të fundvitit, është kthyer në traditë që ne organizojmë këtë mbrëmje festive për t’i paraprirë gjithë muajit dhjetor dhe gjithë festimeve që kryhen në Korçë gjatë këtij muaji. Përveç atmosferës do të kemi një kalendar shumë të ngjeshur me aktivitete të ndryshme artistike kulturore, në teatër, në disa prej hapësirave publike, në Pazarin e Vjetër, do të jetë një muaj kur Korça do të kthehet në kryeqytetin e festave për festimin e krishtlindjes dhe vitit të ri për të mirëpritur mijëra turistë që zgjedhin Korçën si destinacion”, tha kryebashkiaku Sotiraq Filo.

Në Korçë, Voskopojë e Dardha janë rreth 4200 vende akomodimi, vende këto që operatorët turistikë shprehen se janë rezervuar pothuajse të gjitha në këtë dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat