Shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin

Shqipëria

Shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 16:27
Gjykata

Shtyhet seanca gjyqësore për Fredi Belerin.  Ajo do të mbahet më datë 19 dhjetor, ora 14:30.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca e kaluar u shoqërua me debate.

Dëshmitari Abdyl Rama, vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Rama që fundosi Belerin me akuzën për blerjen e votave nuk është paraqitur në seancë.

Kujtojmë që Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat