Akuzohet për shpërdorim detyre/ SPAK mbyll hetimet për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Shqipëria

Akuzohet për shpërdorim detyre/ SPAK mbyll hetimet për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 09:05
Vangjush Dako

SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon dhe bashkë të pandehurit e tjerë. Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

11 persona janë marrë të pandehur ndërsa për vetëm një është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes dhe bëhet fjalë për Meri Semini.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat