A japin ryshfet VIP-at për të shpëtuar nga gjobat? Përgjigjet specialisti i trafikut

Shqipëria

A japin ryshfet VIP-at për të shpëtuar nga gjobat? Përgjigjet specialisti i trafikut

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor i ftuar në emisionin “Good morning Albanians” në Euronews Albania foli për shkeljet e kodit rrugor nga shoferët dhe tentativat e tyre për të korruptuar.

Ai tha se personat që gëzojnë një status në Shqipëri nuk tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë me para, por sigurisht që e përdorin statusin e tyre për t’i shpëtuar gjobave pas shkeljeve që bëjnë në rrugë.

“Duhet thënë që personat që kanë një lloj imuniteti apo gëzojnë një lloj statusi në shoqëri nuk e tentojnë korrupsionin e policëve, janë më të përgjegjshëm, e dinë përgjegjësinë që kanë. Mund të përfitojnë në sajë të statusit që ata gëzojnë, por që jo në forma korruptimi. Nuk ka ndodhur asnjëherë, nuk dimë asnjë rast që një person i njohur në publik të tentojë të korruptojë punonjësin e policisë.

Janë më të përgjegjshëm, por sigurisht mund të tentojnë të përfitojnë nga statusi që kanë në shoqëri, pra duke thënë që është një person VIP, artist, gazetar apo status të ndryshëm, por deri më sot që flasim as nuk kanë tentuar të korruptojnë në formën e ryshfetit,” – u shpreh Baka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat