Analisti "shuplakë" Ramës: SPAK nuk imagjinohet pa mbështetjen e SHBA dhe BE

Shqipëria

Analisti "shuplakë" Ramës: SPAK nuk imagjinohet pa mbështetjen e SHBA dhe BE

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Analisti Preç Zogaj ka komentuar fjalimin e djeshëm të kryeminstrit Rama mbajtur në Konferencën e PS.

Zogaj vlerëson se Rama e tepron dhe bën gabim që pretendon se Reforma në Drejtësi ka vetëm autorësinë e PS-së, ndërkohë që dihet botërisht që SHBA-ja dhe BE-ja janë bashkëautorë.

“Të gjitha forcat politike duhet të mbështesin SPAK. E dimë që PS ka mbështetur SPAK, por ka pasur përpjekje nga ana e saj edhe për ta kapur SPAK. Ndaj ambasadorja e SHBA-së ishte aty personalisht, le ta themi edhe për të orientuar votën drejt Dumanit, përkundër kandidatit tjetër që mbështetej nga mazhoranca. PS ka rol të dorës së parë për miratimin e Reformës në Drejtësi. S’di pse i kthehet kësaj teme. Por dhe forca politike të opozitës kanë kontribut, ndaj u miratua me 140 vota.

Duke njohur meritën PS-së dhe të Ramës, s’duhet të harrojmë se pa SHBA-në dhe BE-në ka pikëpyetje nëse do të bëhej. SPAK nuk bën dot punë të qetë pa mbështetjen e SHBA-së. Rama e tepron dhe bën gabim që nuk përmend bashkëautorësinë e SHBA-së dhe BE-së për Reformën në Drejtësi.”, tha Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat