Kapet me drogë në makinë, arrestohet 33 vjeçar në Patos

Shqipëria

Kapet me drogë në makinë, arrestohet 33 vjeçar në Patos

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Një 33 vjeçar është arrestuar për drogë në Patos.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e 33 vjeçarit, u gjetën 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu iu gjetën 1 peshore elektronike, 72 800 lekë të rinj, 1 250 euro dhe 630 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat