Ish-deputetja rrëfen eksperiencën e hidhur: Më morën unazën e martesës

Shqipëria

Ish-deputetja rrëfen eksperiencën e hidhur: Më morën unazën e martesës

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:21
Elona Gjebrea

E ftuar në emisionin “Rudina”, ka qenë ish-deputetja, Elona Gjebrea, e cila ka rrëfyer një eksperiencë të hidhur.

Ajo tregon se gjatë një udhëtimi i ka humbur unaza e martesës dhe dhuratat që kishte planifikuar për familjarët.

Gjebrea shprehet se dhe sot e kësaj dite nuk e di se si kanë arritur t’ia hapnin çantën dhe t’ia merrnin gjërat e saj me vlerë.

Elona Gjebrea: Në fakt kam një eksperiencë shumë të hidhur. Për disa vite kam ndenjur në Angli, bëja një doktoraturë dhe më duhej të shkoja 2 herë në vit në Itali, të takoja një supervizorin për pjesën e punës që po bëja kërkimore. Dhe kam shkuar me këto linjat e lira, këto Ryanair, mbaj mend atëherë që… nuk e dinim domethënë që ishin si opsione. Ngaqë jetoja në një ambient studentor dhe e ndaja me disa kinez, të cilët ishin shumë miqësor, të zhurmshëm. Nuk kishin ato, po themi, pjesën e privatësisë edhe futeshin ndonjëherë nëpër dhomat tona, thjesht në mënyrë miqësore. Si përfundim, unë mora me vete disa unaza, që kisha dhe unazën e martesës, disa kujtime shumë të veçanta dhe aty… Nuk e di edhe sot e kësaj dite, nuk e di si më kanë humbur, por unë përfundova me 2-3 gjëra shumë të shtrenjta dhe që kisha edhe dhurata të familjes, të cilat i humba. Dhe kjo ka qenë një gjë që të cilën…

Rudina Magjistari: Mendon që t’i kanë marrë?

Elona Gjebrea: Jo, ato unë i humba se kur arrita gjatë kohës që po udhëtoja nga aeroporti, në autobus besoj, derisa arrita në vendin që duhet të shkoja, ato nuk ishin më në çantë. Nuk e di dhe sot e kësaj dite se si kanë arritur që të hapin çantën dhe t’i marrin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat