Përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 7 deputetë të opozitës

Shqipëria

Përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 7 deputetë të opozitës

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 18:45
Kuvendi i Shqipërisë

Përsëri në Kuvendin e Shqipërisë janë përjashtuar deputetët nga punimet që do të zhvillohen dhjetë ditë radhazi.

Shtatë deputetë të opozitës janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë për 10 ditë.

Përjashtimi i tyre erdhi me kërkesë të PS-së, lidhur me tensionet e shkaktuara gjatë ditëve të fundit në Kuvend.

Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.

Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.

Ndryshe, vendimi për përjashtimin e deputetëve është marrë pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat