Inceneratori i Tiranës/ Tabaku: Drejtësia vonon, por nuk harron, nuk e kritikoj SPAK-un

Shqipëria

Inceneratori i Tiranës/ Tabaku: Drejtësia vonon, por nuk harron, nuk e kritikoj SPAK-un

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 22:18
Jorida Tabaku

Jorida Tabaku u shpreh se SPAK na kujton se drejtësia vonon, por nuk harron lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Tabaku: SPAK na kujton se drejtësia vonon, por nuk harron. Mendoj se kryebashkiaku i Tiranës duhet të thirrej, por unë kurrë nuk do e kritikoj SPAK-un, por në rastin e inceneratorit të Tiranës është përgjegjës Erion Veliaj.

Ai ka pranuar se ka shkelur ligjin në komision hetimor live dhe në dëshmi se ka angazhuar 98 milionë euro pa vendim të këshillit bashkiak.

Ai pranoi në dëshmi se ka shkelur ligjin dhe nuk është thirrur. Unë nuk e besova dhe e prita. Nuk e besova se dikush do vije dhe do thotë se kam shkelur ligjin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat