Tabaku: Kërkohet që opozita të ngrihet dhe të jetë alternativë, qeveria komode kur nuk ka debat

Shqipëria

Tabaku: Kërkohet që opozita të ngrihet dhe të jetë alternativë, qeveria komode kur nuk ka debat

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 22:32
Jorida Tabaku

Jorida Tabaku u shpreh se njerëzit kërkojnë nga opozita që të ngrihet dhe të marrë përgjegjësi e të bëhet një alternativë qeverisëse.

Tabaku: Sot njerëzit kërkojnë që ne të ngrihemi dhe të marrim përgjegjësi e të bëhemi një alternativë qeverisëse. Sepse duhet të diskutojmë korrupsionin, buxhetin ose taksat, kjo është detyra e opozitës dhe këtë gjë nuk po arrijmë ta bëjmë sikurse duhet.

Sigurisht që është komode që mos ketë debat dhe thonë që fajtori jemi ne dhe jo ata.

Nuk kam një shkop magjik për të zgjidhur këtë situatë, por askush nga ne nuk duhet të shohë interesin personal. Copëzimi nuk është alternativa më e mirë përballë qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat