Digjet banesa në Berat, ishte lyer nga jashtë me benzinë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shqipëria

Digjet banesa në Berat, ishte lyer nga jashtë me benzinë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 08:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vilë 3-katëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat është përfshirë nga flakët pak pas mesnate.

Vila është në pronësi të shtetasit Dritan Qato,i cili jeton prej shumë vitesh në Itali së bashku me familjen, ndërkohë që banesë jeton i vetëm babai Shahin Qato, 78 vjeç. P

Forca të shumta policie dhe zjarrëfikëse mbërritën në vendngjarje pas njoftimit, teksa zjarri është mundur të lokalizohet në një kohë të shkurtër, ndërkohë që është nxjerrë pa lëndime nga banesa i moshuari. Si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që dëme ka pësuar nga zjarri vetëm kati i tretë i vilës.

Shefi i Repartit të Shërbimit Zjarrfikës Berat, Artan Merko, ka deklaruar se pas njoftimit të marrë, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, që kanë parë se kati i tretë i vilës ishte në flakë. Merko konfirmon se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme, pasi vila ishte e lyer nga të gjitha anët me benzinë. Merko ka deklaruar se në ndihmë kanë mbërritur më shumë forca zjarrfikëse dhe u bë e mundur vënia nën kontroll dhe fikja e plotë e vatrës së zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të shumtë policie, që do të kryejnë këqyrjen e vendngjarjes, për të bërë të mundur zbardhjen e saj si dhe identifikimin e autorit (autorëve). Ende nuk dihen shkaqet se përse banesa u lye me benzinë dhe më pas iu vu flaka, ndërkohë që burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen edhe kamerat e shtëpive dhe të bizneseve përreth vilës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat