Kërkoi masë arresti për Sali Berishën! Zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit: Nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës

Shqipëria

Kërkoi masë arresti për Sali Berishën! Zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit: Nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 17:50
Sali Berisha

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për të lejuar ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest shtëpie’/ heqje të lirisë së deputetit.

Në shkresën drejtuar legjislativit, SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

“Me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur ndër të tjera, vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 112 datë 20.10.2023 ndaj personit nën hetim Sali Berisha, duke u urdhëruar ky i fundit të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00 para oficerit të policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe urdhërimi i këtij shtetasi të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale dhe ndalimi i përdorimit të pasaportës dhe dokumentave të tjera idnetifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.

Duke mos qenë dakort me dy vendimet e mësipërme, nga ana e personit nën hetim dhe mbrojtësve të tij është ushtruar ankim. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, ka vendosur ndër të tjera miratimin e vendimit nr. 112 datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organziuar, të verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023 të së njëjtës gjykatë, ndaj ankuesit Sali Berisha.

Referuar proces verbaleve datë 06.11.2023, 20.11.2023 dhe 04.12.2023 të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore/hetuesi, para të cilit duhet të paraqitej personi nën hetim Sali Berisha, rezulton se ky i fundit, nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, duke mos u paraqitur asnjëherë para policisë gjyqësore”– argumenton Prokuroria e Posaçme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat