Mbetet “mbreti” i tryezës në fundvit, sa kushton gjeli i detit

Shqipëria

Mbetet “mbreti” i tryezës në fundvit, sa kushton gjeli i detit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

1000-1200 leke për kg gjeli dhe 1200- 1400 lekë për kg pula. Këto janë çmimet me të cilat po tregtohet produkti tradicional për festat e fundvitit. Zona e Cakranit në Bashkinë Fier njihet si një nga prodhuesit kryesorë të gjelit të detit në jug të vendit.

Mjaft familje të zonës e vijojnë këtë traditë duke përdorur metodën tradicionale për nxjerrjen dhe rritjen e tyre. Ata shprehen se produkti është cilësor ndërsa tregu edhe pse herët duket se ka kërkesë.

“Ne i kemi nxjerrë vete zogj dhe i kemi ushqyer me misër e jonxhe. Dhe kështu vazhdojmë, misrin ca e kemi blerë, ca vetë. Gjeli 11 pula 12. I kemi të pajtuar. I ndezim sobë brenda se është ftohtë, dalin që në janar”, thotë një tregtar.

Më së shumti banorët e tregtojnë mallin e tyre përgjatë xhepave të rrugës Levan-Tepelenë duke nisur shitjen më herët pasi i tremben edhe një bllokimi të tregut ndonëse për ta kërkesa kryesore nis pas datës 20 dhjetor.

Nuk mungojnë skeptikët për shitjen. Ata thonë se rritja e gjelit te detit ka kosto të lartë dhe mundim ndaj edhe çmimi i tij ndonëse përflitet si i lartë është i merituar.

Në raport me vitin e kaluar ka një rritje me 100 deri 200 lekë për kilogramë.

“Çmimet janë të arsyeshme se thonë njerëzit që është shtrenjtë, se është një vit pune. Të ishte e lehtë as ata do emigronin as do iknin në qytet, të vijnë të rrinë këtu në fshat të rrisin gjelin si ne me shume vuajtje. Gjeli vazhdon 12 dhe 14 pula, po pa këto të bardhat se janë për fat, janë pak më shtrenjte”, shprehet një tregtar tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat