Arrestimi i dy inspektorëve në Rinas për ryshfet, reagon ministri Balla

Shqipëria

Arrestimi i dy inspektorëve në Rinas për ryshfet, reagon ministri Balla

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 10:51
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arrestimin e dy inspektorë të Policisë Kufitare për veprime korruptive ndaj qytetarëve në aeroportin e Rinasit.

Balla shton se procesi i vetëpastrimit të radhëve të Policisë do të jetë sistematik.

Reagimi:

Vijon procesi i vetë-pastrimit në Policinë e Shtetit. Falë punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore gjatë natës së mbrëmshme janë arrestuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë penale dy inspektorë të Policisë Kufitare për veprime korruptive ndaj qytetarëve, duke i çuar në 14 rastet e goditura në dy javët e fundit në një proces vetëpastrimi i radhëve të Policisë, i cili do të jetë sistematik.

Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritik, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurt dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë ligjit.

Falënderoj të gjithë ata qytetarë, si në rastin e dy kontrollorëve të kufirit, të cilët kanë raportuar apo ndarë me ne ankesat e tyre për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Ligjin dhe me Kodin Etik në Policinë e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat