Në pritje të së hënës, Berisha: S’e kam vendosur ende nëse do shkoj

Shqipëria

Në pritje të së hënës, Berisha: S’e kam vendosur ende nëse do shkoj

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:38
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet në Këshillin e Mandateve, pasi sipas tij duhet të konsultohet me avokatët e tij.

“Nuk është marrë akoma një vendim sepse duhet të takoj avokatët, me të cilët duhet të këshillohem. Sepse në procese të tilla duhet të këshillohem me ta, nuk kam marrë akoma mendimin e tyre se si do veproj në ditën e hënë. Atë që kemi vendosur si grup parlamentar, ne vazhdojmë mosbindjen civile, pavarësisht nga çdo lloj procedure e diktuar nga Edi Rama”, u shpreh ish-kryeministri.

Në këshill do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së tij, shkresë që iu dërgua ditën e djeshme Kuvendit.

Pas publikimit të kësaj kërkese, Berisha u deklarua se  do të zbatojë vendimin e Parlamentit, pavarësisht se sipas tij ky është një vendim antikushtetues. “Ky akt i SKAP-it kundër meje është frymëzim për opozitën”, tha ish-kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat