“Deputetët u futën nga dritarja, si Tarzani”, Berisha: Ky është fundi i Parlamentit

Shqipëria

“Deputetët u futën nga dritarja, si Tarzani”, Berisha: Ky është fundi i Parlamentit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 10:31
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se deputetët e mazhorancës, janë futur nga dritarja brenda në sallën e parlamentit.

Ai tha se kjo dritare, simbolizon “vrimën e miut” ndërsa i krahasoi deputetët e mazhorancës me Tarzanin.

"Deputetet janë futur nga kjo deriçkë që qenka dritare fare, e cila përfaqëson vrimën e miut, ky është fundi i parlamentit, i narko-regjimit të Edi Ramës. Ja dera e Tarzanit”,-tha Berisha.

Ndërkohë që pritej nisja e seancës në Parlament, deputetët opozitarë nisën përplasjet me punonjësit e gardës, pasi këta të fundit nuk po i lejonin të hynin në sallë, kjo për shkak se para parlamentit u shfaqën edhe deputetët të cilët janë përjashtuar me vendim të sekretariatit të etikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat