Spahiu: Ligjërisht Berisha nuk bëhet dot deputet në 2025 nëse arrestohet

Shqipëria

Spahiu: Ligjërisht Berisha nuk bëhet dot deputet në 2025 nëse arrestohet

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 15:38
Sali Berisha

“Berisha nuk mund të bëhet deputet në vitin 2025 nëse arrestohet”, kështu tha juristi Kreshik Spahiu në një intervistë për Euronews Albania këtë të premte.

Duke iu referuar deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se: “Kryetari i Partisë Demokratike jam unë! E drejtojë Partinë Demokratike edhe nga qelitë më të thella.

Nuk largohem nga Partia Demokratike, jam kandidat për kryeministër”, juristi Spahiu tha se ai asnjëherë nuk ka menduar se Berisha do të tërhiqej, ndërsa u shpreh se ai mund  të largohet nga politika vetëm kur “t’i mbarojë jeta biologjike”.

Juristi Spahiu tha se ai vërtetë mund ta drejtojë partinë e tij edhe nga burgu, por me heqjen e mandatit të deputetit apo me marrjen e masës së sigurisë së arrestit, ai nuk do mund të mandatohet as si deputet për vitin 2025.

“Sali Berisha e di më mirë se unë ligjin e dekriminalizimit, se edhe pse unë jam penalist, Berisha e ka hartuar dhe e ka votuar ligjin e dekriminalizimit. Në bazë të këtij ligji të hënën Berishës i hiqet mundësia të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025. Sali Berisha për shkak se po i vendoset një masë sigurie arresti nuk do të jetë më deputet i parlamentit të Shqipërisë”,-tha Kreshnik Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat