Baton Haxhiu paralajmëron futjen e biznesmenit “oligark” në krye të së djathtës

Shqipëria

Baton Haxhiu paralajmëron futjen e biznesmenit “oligark” në krye të së djathtës

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 08:10
Baton Haxhiu

“Fundosja” e Sali Berishës pritet të ndryshojë situatën politike. Tani kanë filluar të dalin dhe kandidaturat e para që mund ta zëvendësojnë ish-kryeministrin në politikë. Sipas analistit Baton Haxhiu, i vetmi që mund të bashkojë dhe të ngrejë sërish Partinë Demokratike është oligarku i njohur Samir Mane.

Ai tha dje në një intervistë televizive se duhet model tjetër lideri në PD dhe opozitar; një njeri jashtë politikës aktuale, një i djathtë që përbashkon dhe që ka fuqi menaxhuese e drejtuese.

“E vetmja figurë e secila e ka një farë kredibiliteti dhe që është fare jashtë PD që njerëzit duhet ta mendojnë si të djathtë dhe që jep një farë shprese, është Samir Mane. Nuk e zgjodha Samir Manen, as nuk thash se do të jetë. Cili është profili i një njeriu që duhet të jetë është diçka tjetër. Samir Mane është shumë mirë. Lider tjetër tek ata nuk shikoj”, tha Baton Haxhiu. 

Mos vallë kjo deklaratë sinjalizon dhe përgatit futjen e Manes në politikë? Gazeta “SOT” e raportoi  pak kohë më parë se Mane, dyshohet se ka financuar në mënyrë të fshehtë Judën e Lulzim Bashës, Gazment Bardhin dhe “non gratën” Sali Berisha në mënyrë që Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashës të dalë komplet jashtë loje. 

Haxhiu tha gjithashtu se pushteti i Edi Ramës për vitin 2025 është siguruar.

“Ky pastrim i ndan rrugët e liderëve të vjetër dhe mosqarkullimin e elitës. Përfundon beteja e Sali Berishës me Edi Ramën. Mund të kemi që Edi Rama të fitojë zgjedhjet e 2025, por elita e re politike që krijohet nuk besoj se do e ketë ashtu aq të vështirë betejën me Edi Ramën, për arsye se bashkësia ndërkombëtare me elitën e re që vjen do të bëjë marrëveshje. Unë jam i bindur se Berisha e ka vonuar shumë procesin për zgjedhjet e 2025, aq shumë saqë ja ka siguruar pushtetin Ramës për 2025, por pushteti i Ramës në 2025 do të jetë i zbehtë, i pafuqishëm”, deklaroi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat