E rëndë, 60-vjeçari humb jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga freza

Shqipëria

E rëndë, 60-vjeçari humb jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga freza

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë, ku një 60-vjeçar është dëmtuar aksidentalisht nga freza.

Për shkak të dëmtimeve, 60-vjeçari ka humbur jetën.

Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç. Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat