BSH do tërheq me shumë euro në 2024/ Sejko: Blerja e monedhës evropiane për efekt rezerve

Shqipëria

BSH do tërheq me shumë euro në 2024/ Sejko: Blerja e monedhës evropiane për efekt rezerve

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Në një kohë që kursi i këmbimit vijon të ketë një dobësim të monedhës Europiane  kundrejt lekut ,guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se vitin që vjen tërheqja e eurove nga tregu për efekt rezervë  do të jetë më e lartë duke arritur në 330 milion euro nga 300 që ishte për këtë vit.

Në konferencën përmbyllëse për këtë vit Sejko deklaroi se ndikim në forcimin e lekut ka dhënë shtimi i prurje në euro nga remitancat dhe investimet e huaja, Kreu i Bankës Qendrore deklaroi se do të vijoj  normalizimi i politikes monetare edhe pse tashmë ka arritur në 3.25%

Pavarësisht sfidave Banka e Shqipërisë ka  parashikime optimiste për ecurinë ekonomike për vitin e ardhshëm.

Forcimi i kursit të këmbimit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste  në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat