​Reagimi i parë nga qeveria shqiptare për Berishën: Nuk ka natë që nuk ka të qara

Shqipëria

​Reagimi i parë nga qeveria shqiptare për Berishën: Nuk ka natë që nuk ka të qara

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 21:33
Kuvendi i Shqiperise

Qeveria e Shqipërisë ka reaguar për herë të parë pas votimit pro të kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, dha mesazhin e saj duke zgjedhur një shprehje të Shekspirit, ndërsa më poshtë kishte vendosur foton e Berishës në Kuvend teksa vishte xhaketën e tij.

“Nuk ka natë që nuk ka të qara, sado e gjatë të jetë. Shekspir”, shkruan ajo.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 75 vota pro autorizimin e SPAK-ut për arrestimin e deputetit Sali Berisha. Më pas, Kuvendi i dërgoi Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion vendimin që njofton zyrtarisht heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.

SPAK tashmë ka të gjitha mjetet e nevojshme për të proceduar me arrestimin/ heqjen e lirisë së Berishës nëpërmjet masës së sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat