Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrot ndaj Jamarbër Malltezit

Shqipëria

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrot ndaj Jamarbër Malltezit

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 10:44
Jamarbër Malltezi

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e celularit të sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.

Përmes avokatëve, Jamarbër Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterave si dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara me urdhër të SPAK. Në 16 nëntor GJKKO e rrëzoi kërkesën e tij për kthimin e sendeve të sekuestruara.

Që prej 21 nëntorit, Jamarbër Malltezi ndodhet në arrest shtëpie.

Malltezi u arrestua në Rinas në 20 tetor, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Ai u mbajt në paraburgim derisa u vendos masa për ndryshimin e masës së tij të sigurisë. Po ashtu më 20 tetor gjykata vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 pasuri të paluajtshme të Malltezit, 6 llogari bankare me vlerë 250 mijë euro

Njoftimi: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 22.12.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 134 akti, datë 18.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar subjektit tregtar Studio P., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 449 datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë “Për vleftësimin si të ligjshëm të sendeve të sekuestruara datë 23.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përcjellë Studios P. me shkresën me nr. 14135/1  datë 26.10.2023”.

Ankim ndaj vendimit “Për vleftësimin si të ligjshëm të sendeve të sekuestruara, datë 23.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për sekuestrimin e aparatit celular në zotërim të z.M. sipas procesverbalit të datës 21.10.2023”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 449, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat