Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, 7 të plagosur mes tyre dy fëmijë. Një 3-vjeçar në gjendje të rëndë

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, 7 të plagosur mes tyre dy fëmijë. Një 3-vjeçar në gjendje të rëndë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 20:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nje aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan-Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur "24 orarëshi" në Poçem.

Burime zyrtare nga policia e Fierit pohojnë se janë përplasur dy automjete e si pasojë janë plagosur dy fëmijë të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për tu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kane shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Burimet paraprake pohojne per 7 te plagosur. 5 jane paraqitur ne spital deri tani.

Nder ta 1 femije 3 vjeç eshte me rende e eshte futur ne sallë të operacionit. Priten edhe 2 persona te tjere qe te vijne ne spital te marrin ndihmen mjekesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat