Të shtënat me armë në Kamëz, zbardhet debati mes dy vëllezërve dhe autorit

Shqipëria

Të shtënat me armë në Kamëz, zbardhet debati mes dy vëllezërve dhe autorit

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Kamëz, ku 33-vjeçari Jetmir Koleci ka qëlluar me armë zjarri ndaj vëllezërve Ilir dhe Astrit Halili.

Mësohet se Koleci po kalonte në një rrugë ku po ndërtohet një pallat dy vëllezërit Halili. Këta të fundit kanë tentuar ta ndalojnë, pasi sipas tyre ka ecur me shpejtësi dhe ka xhiruar gomat.

Kur kanë ikur pranë banesës së Jetmir Kolecit, ky i fundit ka qëlluar me 3 plumba pistoletë dyshohet në ajër.

Ndërsa sipas dëshmisë së Ilir Halilit dhe Astrit Halilit, autori ka qëlluar në drejtim të tyre dhe kanë bërë denoncim në polici. Autori me pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat