Konstatuan produkte të skaduara, AKU ndëshkon 2 subjekte

Shqipëria

Konstatuan produkte të skaduara, AKU ndëshkon 2 subjekte

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 09:50
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Në prag të ndërrimit të viteve Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar denoncimeve të ardhura ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të tij, Drejtorisë Rajonale Fier dhe Korçë, duke kryer inspektime në dy subjekte me aktivitet “market” dhe “prodhim, përpunim produkti mish dhe nënproduktet e tij”.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit në qytetin e Fierit, ka rezultuar se subjekti ka problematika në plotësimin e dokumentacionit. Ndërsa, nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “market” në qytetin e Korçës, u konstatua tregtim i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi masat administrative me gjobë në vlerën totale të 400’000 lekëve, si dhe masën bllokim produkti me destinacion asgjësim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falënderon të gjithë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat