Sarandë/ Motori humb kontrollin dhe përplaset nga një automjet, dy të plagosur

Shqipëria

Sarandë/ Motori humb kontrollin dhe përplaset nga një automjet, dy të plagosur

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin Mesopotam-Livadhja, në afërsi të fshatit Dermish, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Një motor me drejtues 34 vjeçarin Piro Miconi është përplasur me një lopë dhe ka humbur drejtimin.

Menjëherë pas kësaj, motori është goditur nga një automjet që po kalonte në aksin rrugor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit, Kristi Leka. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Sarandës.

Ndërsa 34 vjecari Miconi është nisur sot në mëngjes me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë drejtuesin e automjetit, shtetasin Mico Gerbura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat