A do të ketë kompensime? Një ditë pas zjarrit në qendrën tregtare, kryetarja e bashkisë Lushnje zbulon çfarë do të ndodhë me banorët

Shqipëria

A do të ketë kompensime? Një ditë pas zjarrit në qendrën tregtare, kryetarja e bashkisë Lushnje zbulon çfarë do të ndodhë me banorët

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 10:20
Eriselda Sefa

Kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa ka dhënë detaje në lidhje me flakët që përfshinë një ditë më parë Qendrën Tregtare në këtë qytet. Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se aktualisht nuk ka asnjë qytetar në spital, pasi ata janë larguar tek të afërmit pasi morën ndihmën mjekësore.

Sa i takon akomodimit, Sefa tha se kanë bërë gati konviktin e shkollës mekanike dhe në rast se do të jetë e nevojshme do merren shtëpi me qira që do të paguhen nga bashkia.

Sipas saj, pas ekspertizës do të bëhet një vlerës i dëmit dhe të gjitha familjet do të kompensohen sipas ligjit.

“Të gjitha familjet që janë evakuuar dhe pasi morën shërbimin shëndetësor janë larguar tek të afërmit.

Stafi i bashkisë po kontakton me çdo familje që do kenë nevojë për akomodim. Kemi bërë gatim konviktin e shkollës mekanike. Në rast se do jetë e nevojshme do marrim shtëpi me qira që do të paguhet nga bashkia.

Janë rreth 91 apartamente, por 20 janë banuese të tjerët janë emigrantë.

Pasi të mbarojë ekspertiza bashkia ka detyrimin ligjor që banesave  ti bëhet një vlerësim dhe më pas të bëhet kompensimi sipas ligjit”, tha kryebashkiakja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat