Berisha drejt arrestit shtëpiak, Kaso kundërshton kërkesën e SPAK: Parlamenti nuk miratoi ndalimin e komunikimit, ku e gjetën!?

Shqipëria

Berisha drejt arrestit shtëpiak, Kaso kundërshton kërkesën e SPAK: Parlamenti nuk miratoi ndalimin e komunikimit, ku e gjetën!?

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 21:54
Ivi Kaso

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestin shtëpiak të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kaso u shpreh se në interpretimin e tij ligjor komunikimi përmes platformave si “Skype” nuk ndalohet.

Sipas tij SPAK ka kërkuar diçka që nuk parashikohet në ligj, ndërsa shtoi se elementi plotësues i efektivëve të policisë pranë banesës kërkohet vetëm për personat me rrezikshmëri të lartë.

Sa i përket ndalimit të komunikimit me personat jashtë familjes, Kaso tha se Parlamenti dha autorizim vetëm për masën shtrënguese të arrestit në shtëpi, jo për ndalim të komunikimit.

“Për mua nuk ndalohet komunikimi në Skype. SPAK ka kërkuar diçka që nuk e parashikon ligji. Masa e arrestit në shtëpi nuk parashikon diçka të tillë. Nuk ka asnjë parashikim për elementë plotësues të tjerë që kërkon SPAK, ashtu si ruajtja me policë, që parashikohet për persona që rrezikojnë të thyejnë masën, për krime të rënda. Së dyti ky ndalimi i famshëm i komunikimit, ku e gjeti SPAK këtë? Parlamenti dha autorizim për masën shtrënguese të arrestit në shtëpi, jo për ndalim të komunikimit. Neni ku bazohet SPAK nuk ka asnjë fjalë për këtë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat