Sot gjyqi për vulën e PD, Baton Haxhiu: Ja kujt i takon, ka të ardhme politike më të ndritur se Rithemelimi

Shqipëria

Sot gjyqi për vulën e PD, Baton Haxhiu: Ja kujt i takon, ka të ardhme politike më të ndritur se Rithemelimi

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 08:07
Baton Haxhiu

Gjykata e Lartë do të japë sot vendimin për vulën e Partisë Demokratike. Grupimi i “Rithemelimit” i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të zhbëjë vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila logon dhe vulën ia ka lënë Lulzim Bashës.

Për analistin Baton Haxhiu, nëse selia blu do t’i kalojë Lulzim Bashës, atëherë të djathtët do të kenë një mundësi të artë bashkimi. Në një prononcimi për mediat, Haxhiu theksoi dje se simbolika që bart godina e ka fuqizuar aktualisht Sali Berishën. Dhe, sipas tij, Lulzim Basha e ka të ardhmen politike shumë herë më të ndritur sesa Rithemelimi. 

Ndërsa, sa i përket proceseve gjyqësore që po mbahen aktualisht ndaj kreut të Rithemelimit, Baton Haxhiu thotë se drejtësia e re po kërkon të vendosë një lloj precedenti që do të përdoret edhe në të ardhmen.

“Kam shpresë që po krijohet një frymë e mirë e frikës, e domosdoshme për një vend që ka pasur probleme serioze me drejtësinë”, deklaroi ai.

Ditën e sotme pritet po ashtu që Sali Berishës t’i komunikohet masa e re e sigurisë. Dhe, për analistin, mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë ish-kryeministri. Nëse do t’i frymëzojë militantët, apo nëse do të zgjedhë të bëjë martirin. “Militantët kërkojnë ose frymëzim ose martirizim. Kush do ta frymëzojë më shumë...roli i martirit mund t’i kthehet në bumerang”, nënvizoi Haxhiu, ndërsa theksoi se për shkak të moshës, Berisha duhet ta delegojë tashmë lidershipin te dikush tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat