“Do të bëj çdo përpjekje të takoj babain”, Shkëlzen Berisha për masën ndaj ish-kryeministrit: Përdorimi politik i prokurorisë, i turpshëm

Shqipëria

“Do të bëj çdo përpjekje të takoj babain”, Shkëlzen Berisha për masën ndaj ish-kryeministrit: Përdorimi politik i prokurorisë, i turpshëm

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 10:40
Shkelzen Berisha dhe Sali Berisha

Pasi dha dëshminë e tij në GJKKO lidhur me çështjen “Gërdeci” si dhe ju përgjigj pyetjeve të mediave, gazetarët kërkuan të dinë nga Shkëlzen Berisha a do ta takojë apo jo babain e tij, Sali Berishën, nëse gjykata do të marrë vendim që të lërë në “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore dhe pa të drejtë komunikimi me të tjerë, përveçse se me ata që jeton me to.

Shkëlzen Berisha është shprehur se do të bëjë çdo përpjekje për të takuar të atin, teksa procesin ndaj tij lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, e ka quajtur politike dhe groteske.

Sot Sali Berisha ka seancën dhe njëra nga kërkesat e Prokurorisë së Posaçme është “arrest shtëpiak” me mbikëqyrje policore dhe ndalimi për të komunikuar përveç se me personat që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë. Ju jetoni me Sali Berishën apo jeton vetëm mamaja juaj?

Shkëlzen Berisha: Jo.

E bëj këtë pyetje për të ditur nëse do e takoni ose jo babain tuaj?

Shkëlzen Berisha: Patjetër. Ky vendim është groteskt, përdorimi politik i Prokurorisë ka kapur nivele groteske. Më jepni një vend ku kryetari i opozitës mbahet në arrest shtëpie në një kohë që nuk ka akuzë. Berisha nuk ka akuzë dhe tani ndaj tij janë ngritur 3 masa. Qëllimi politik është i qartë. Përdorimi politik i prokurorisë është i turpshëm. Masat e sigurisë në mungesë së një akuze, është groteske.

Pse Berisha nuk respektoi vendimin e gjykatës?

Shkëlzen Berisha: Arsyeja pse ai nuk e ka zbatuar, masa ka qenë në shkelje të ligjeve të vendit.

A do i bindeni vendimit?

Shkëlzen Berisha: Unë do të bëj çdo përpjekje që të takoj babain tim.

A i keni dhënë këshilla babit tuaj?

Shkëlzen Berisha: Mendoj se çdo qytetar ka të zbatojë ligjin dhe gjykatësit dhe prokurorët kanë detyrim 10 herë më shumë të zbatojnë ligjin. Unë flas me babain tim, vendimet politike janë të atij. Babi im nuk ka shmangur gjykatën se ka frikë të përballet me të dhe arsyeja pse ai nuk ka zbatuar masën e sigurisë, ka dashur që të zbatojë kushtetutën dhe të mbrojë të drejtat kushtetuese

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat