GJKKO shtyn seancën për vendimin ndaj Berishës, avokati Gjokutaj: Kemi marrë provat që tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares

Shqipëria

GJKKO shtyn seancën për vendimin ndaj Berishës, avokati Gjokutaj: Kemi marrë provat që tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 16:51
Avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj

Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e seancës për të shtunën e 30 dhjetorit në orën 12:00 me qëllim për t’u dhënë mundësi avokatëve mbrojtës të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues.

Avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj u shpreh për mediat se ka marrë provat që do të shoqërojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Të shohim nëse do gjykohet kërkesa”, tha avokati.

Genc Gjokutaj: Siç u njoftuam dje kërkesa ka një afat kohor prej tre ditësh. Sot kemi marrë pjesën më të madhe të provave. Dhe Gjykata e shtyu shpalljen e vendimit. Të shikojmë nëse do jetë gjykuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtares.

Sot ne kemi marrë provat që do shoqërojnë kërkesën me provat që ne mendojmë se mbështesin përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Janë ato prova që provojnë njëanshmërinë e gjyqtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat