“Nuk kam lidhje me ekzekutimin” - Zbardhet dëshmia e portugezit Ruben Saraiva: Në Shqipëri isha për…

Shqipëria

“Nuk kam lidhje me ekzekutimin” - Zbardhet dëshmia e portugezit Ruben Saraiva: Në Shqipëri isha për…

Më: 2 janar 2024 Në ora: 10:47
Portugezi Ruben Saraiva

Portugezi Ruben Saraiva para gjykatës së Lezhës ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, vitin e kaluar.

Ai është shprehur se nuk ka lidhje me ekzekutimin dhe se në Shqipëri ishte për pushime.

“Akuzat i kam marrë vesh nga mediat”, ka deklaruar i akuzuari, për të cilin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Të arrestuar në Britani të Madhe për vrasjen e Nikulajt, janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Vrasja

Ishte prilli 2023 ku Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda biznesit të tij, kur portugezi, me skafandër hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Për kryerjen e kësaj vrasje urdherues dyshohet se eshte  Edmond Haxhia, i cili ne bashkepunim me shtetasit e huaj, për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit.

Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan një e nga një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat