Kakavijë, rritet fluksi i lëvizjes në drejtim të Greqisë

Shqipëria

Kakavijë, rritet fluksi i lëvizjes në drejtim të Greqisë

Më: 3 janar 2024 Në ora: 13:44
Kakavijë

Ditën e mërkurë në doganën e Kakavijës është rritur fluksi i lëvizjes në drejtim të Greqisë.

Në këto ditë të para të 2024 bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kthehen në shtetin fqinjë pasi kanë kaluar festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri pranë të afërmve në vendlindje.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër gjatë 24 orëve të fundit në drejtim të Greqisë udhëtuan 6  366 persona dhe 1 802 automjete ndërsa fluks i ulët është regjistruar në hyrje të tokës shqiptare.

Policia shqiptare punon me 5 sportele në dalje duke shmangur radhët e pritjes ndërkohë që dhe pala greke ka shtuar sportelet e kontrollit të dokumenteve.

Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat