“Janari muaji më i ftohtë i vitit”/ Meteorologia zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Shqipëria

“Janari muaji më i ftohtë i vitit”/ Meteorologia zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Më: 4 janar 2024 Në ora: 10:12
Lajda Porja

Meteorologia Lajda Porja, tha se janari pritet të jetë muaji më i ftohtë i dimirit, ku priten të regjistrohen temperature deri në -6 gradë celcius.

Në një lidhje për Goodmorning Albanians, Porja theksoi se ditët e ftohta pritet të nisin pas datës 10 dhe të arrijnë kulmin në mesin e janarit.

“Nëse flasim pastaj për vlerat termike edhe janari është futur me temperatua relativisht të larta, 3 apo 4 gradë mbi mesataren.

E diela do të sjellë rënie me 4 apo 5 gradë, duke bërë që temperaturat maksimale të jenë 14 ose 15 gradë celcius. 10 ditëshi i parë i janarit parashikohet i ngrohtë dhe i lagësht, presim ditë shumë të ftohta në mesin e janarit, duke filluar pas datës 10. Janari do të jetë muaji që do të regjistrojë temperaturat më të ulëta në krahasim me dhjetorin dhe shkurtin që janë muajt e dimrit. Vlera më e ulët do të jetë më e ulët se -6”, tha Porja.

Sakaq meteorologia tha se duke filluar nga e shtuna e kësaj fundjave do të nisin reshjet e shiut, ku të dielën priten rebeshe në të gjithë vendin.

“2024 ka nisur me reshje të pakta dhe jo problematike. Kjo javë do të mbyllet me kushte të paqëndrueshme, do të ketë reshje dhe vranësira. Reshjet më së shumti i presim përgjatë fundjavës. Do të nisin të shtunën në mbrëmje, do të ketë rebeshe e diela, pothuajse i gjithë territori dhe më pas do të mbeten prezent gjatë gjithë javës tjetër”, tha Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat