Të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, Apeli merr vendimin për Breçanin dhe tre të tjerët

Shqipëria

Të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, Apeli merr vendimin për Breçanin dhe tre të tjerët

Më: 4 janar 2024 Në ora: 10:19
Apeli merr vendimin për Erzen Breçanin dhe tre të tjerët

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit për: Besmir Murati, Bujar Ajeti, Dedaj Gjoni dhe Erzen Breçani, të akuzuar për grup kriminal dhe trafik kokaine nga Amerika Latine në BE.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 04.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 61 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim: B.M., B.A., D.Gj. dhe E.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 128, datë 23.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate”që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal dhe vendosi:

1.Miratimin e vendimit nr. 124, datë 17.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate;

2.Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat