Përfshihet nga flakët një banesë në katin e pestë të një pallati, shkrumbohen të gjitha orenditë shtëpiake

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një banesë në katin e pestë të një pallati, shkrumbohen të gjitha orenditë shtëpiake

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:48
Foto nga takimi

Një banesë në katin e pestë të një pallati në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit është përshirë nga flakët këtë të enjte (4 janar).

Mësohet se flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë banesën, ndërkohë që familjarët arritën të dalin në kohë jashtë dhe të mos pësojnë lëndime.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur dy automjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Matit, të cilat ndërhynë për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesat e tjera të pallatit pesë katesh, raporton News24.

Pas disa minutash luftë me flakët, mësohet se ekipet zjarrfikëse arritën ta neutralizojnë zjarrin.

Paraprakisht mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale pasi ka përfshirë gjithë banesën me tre dhoma. Grupi hetimor bën të ditur se zjarri ka djegur thuajse të gjitha orenditë shtëpiake, ndërsa tashmë familjarët do të duhet të strehohen diku tjetër.

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në këtë banesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat