Trupi i pajetë u gjet pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, identifikohet viktima

Shqipëria

Trupi i pajetë u gjet pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, identifikohet viktima

Më: 4 janar 2024 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Paraditen e sotme (4 janar), pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë u gjet një trupi i pajetë i një gruaje.

Mësohet se trupi i përket shtetases me iniciale R.V, 52-vjeçe.

Sipas njoftimi të policisë, dyshohet  se gruaja vuante nga skleroza dhe se është mbytur aksidentalisht në det.

Grupi hetimor ndërkohë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

 Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat