Dhunimi i 3 shqiptarëve në Malin e Zi, reagon ministria e Jashtme: Po ndjekim ngjarjen, është bërë denoncim në policinë malazeze

Shqipëria

Dhunimi i 3 shqiptarëve në Malin e Zi, reagon ministria e Jashtme: Po ndjekim ngjarjen, është bërë denoncim në policinë malazeze

Më: 6 janar 2024 Në ora: 21:11
Ministria e Jashtme

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.

Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.

Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve.

Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat