“Shqipëria po shkon drejt një greminë shumë dimensionale” - Petrit Vasili: Arsimi dhe shëndetësia financohen më pak se inceneratorët

Shqipëria

“Shqipëria po shkon drejt një greminë shumë dimensionale” - Petrit Vasili: Arsimi dhe shëndetësia financohen më pak se inceneratorët

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:00
Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me lajmin se është ulur financimi për sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, sa i përket vitit 2022.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili u shpreh se është skandal që këta sektorë jetikë të financohen më pak se inceneratorët, ndërsa shtoi se vendi po shkon tashmë në një greminë shumë dimensionale.

Reagimi i Petrit Vasilit

Skandal, arsimi dhe shëndetësia financohen me pak, inceneratoret me shume!

Ne dukje e pabesueshme, por e vërtetë.

Dy sektorët me jetike si arsimi dhe shëndetësia financohen me pak nga qeveria e Edi Rames.

Ne kontrast tragjik me to financohen me shume inceneratoret dhe lloj lloj koncesionesh e tenderash njeri me korruptiv se tjetri.

Pas Covidit dhe pasojave katastrofike shëndetësore qe ai i la, veprimi me i natyrshëm sa njerëzor aq edhe strategjik do te ishte nje rritje drastike e financimit te shëndetësisë.

U pa qarte qe shqiptaret mbeten vetëm pa ndihmën e qeverise ne pandemi. Qindra milion euro i paguan nga xhepat e tyre te varfer.

Mijëra jete njerëzish u humben dhe mjaft prej tyre ne spitale jashtë vendit.

Teknologjitë, barnat dhe mjetet baze mbrojtëse munguan.

E megjithë këtë financimi ne shëndetësi ulet.

Ne arsim situata është katastrofike.

Analfabetizmi funksional rritet me galop, pra Shqipëria po shndërrohet ne nje bashkësi injorantesh me dëftesa e diploma.

Testi i Pizes ishte nje prove dramatike.

Niveli i mësimdhënies është ne pikiate aq sa edhe arsimi i diktaturës se para viteve 90 duket shume me pozitive.

Një qeverisje te tille te krimbur ne korrupsion te zhytur ne propagande histerike nuk e gjen gjëkundi.

Rezultatet, indikatorët dhe faktet flasin shume qarte dhe asgjësojnë çdo propagande.

Shqipëria po shkon drejt një gremine shume dimensionale dhe demi i krijuar nga keta zululandas rilindas do te shtrihet ne dhjetevjecare qe vijne.

Mos prisni kurre ndryshim prej ketyre.

Kur hajdutëria, injoranca dhe ligësia behën bashke si ne rastin e qeverisjes se Edi Rames vetëm gjëma dhe bëma te tilla do te dëgjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat